Të besuarit e Arsllanit mundën moshatarët e tyre të Bosnje e H.

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë që udhëhiqet  nga strategu kërçovarë, Shkumbin Arsllani ka shënuar fitore minimale 1:0 në duelin ndaj moshatarëve të Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë skuadra “verdhekuq” iu hakmorë skuadrës boshnjake për disfatën 1:0 të para dy ditëve, që gjithashtu u zhvillua në Shkup.

Ndryshe golin e vetëm për Maqedoninë U18 në takimin e sotëm e shënoi Mario Ilievski në minutën e 71-të, ndërsa për boshnjakët në takimin e parë kishte realizuar Maxhid Shoshiç.

FORMACIONET
Maqedonia U18: Novakov, Jankullovski, Krstevski, Feta, Nikollov, Avramovski, Fetai, Abazi, Asani, Kalkan, Ramani.
Banka rezervë: Mitrev, Kitanovski, Jakupi, Markovski, Terzierv, Ilievski, Ignjatov, Maksimov, Dalipi, Rakipi, Markoski.
Bosnje e Hercegovina U18: Strahinja Manojloviç, Din Cviko (68. Daniel Kovaçeviç), Marko Kujunxhiç (88. Denis Kovaçeviç), Leonid Srdiç, Salih Husiç, Andrija Drljo (60. Maxhid Shoshiç), Silvio Ilinkoviç (29. Ivan Bashiç), Omar Beça, Faruk Durakoviç (75. Dejan Javorac), Amar Ceriç (75. Lejs Pliçaniç), Aid Tabakoviç (60. Hamza Gasal).

 

Leave a Reply