Elseid Hysaj pritet të jetë i gatshëm për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, që skuadra e tij Napoli do ta zhvillojë kundër Barcelonës në “San Paolo”.
Kapiteni i kombëtares shqiptare i cili u dëmtua në sfidën e fundit të “Serie A” ndaj Kaljarit, ka djegur të gjitha etapat duke dalë në stërvitje që këtë të mërkurë, edhe pse mediat aluduan se do të mungonte rreth 15 ditë.
Hysaj i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm në zgjedhjet e trajnerit të Napolit Xhenaro Gatuzo e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës që në program është me datë 25 shkurt.