Datëlindja e 27-të e mbrojtësit shqiptarë, Berat Xhimshiti ka rezultuar shumë e pafat. Mbrojtësi shqiptarë i Atalantas, edhe pse ishte projektuar për të qenë titullarë në takimin e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Valencias, i njëjti u zëvendësua nga Matia Kaldara. Kjo për shkak se Xhimshiti kishte pësuar një dëmtim gjatë nxemjes para fillimit të takimit, që po luhet në “San Siro” në Milano.
Atalanta e Gasperinit edhe pa Xhimshitin po zhvillon një super ndeshje, teksa pas 70 minutave lojë po avanson me shifrat 4:1 ndaj skuadrës së njohur spanjolle nga Mestalja.