Atalanta ka shënuar fitore 4:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse skuadra nga Bergamo po zhvillon sezonin e saj të parë në kuadër të Ligës më prestizgjioze europiane, gjërat që ndodhën në fushën e blertë treguan të kundërtën.
U projektua si titullar për sonte, ja pse Xhimshiti nuk zbriti në fushë ndaj Valencias!
Holandezi Hans Hateboer paralajmëroi fitoren e Atalantas me golin e shënuar në minutën e 16-të, ndërkohë Josip Iliçiç me një super gol të shënuar në minutën e 40-të i mundësoi skuadrës italiane që në pushim të shkojë me dy gola epërsi.
Me të njëjtin ritën “zikaltërit” nga Bergamo vazhduan edhe në pjesën e dytë, ndërsa këtë herë në skenë doli zviceriani Remo Freuler, i cili në minutën e 57-të shënoi për 3:0.
Performanca e shkëlqyer e të besuarve të trajnerit Gasperini vazhdoi edhe pas këtij rezultati, teksa në minutën e 63-të, holandezi Hateboer shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Atalantan.
Golin e nderit dhe të shpresës për Valencian e realizoi rusi Denis Çerishev në minutën e 66-të.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Londër, Totenhami pësoi disfatë minimale 0:1 përballë Lajpcigut. Golin e vetëm dhe ndoshta edhe të kualifikimit për skuadrën gjermane në këtë përballje e realizoi Timo Verner në minutën e 58-të nga penaltia.