Renova godet në merkato, nënshkruan me ish sulmuesin e Shkëndijës

Renova ka shfrytëzuar ditën e fundit të merkatos për transferimin e futbollistëve vendor, duke bërë për vete ish sulmuesin e Shkëndijës, Shefit Shefitin, njofton “infOSport.mk”.

Shefiti te Renova do të luaj deri në fund të sezonit, ndërsa vjen si përforcim për repartin ofenziv, sidomos pas lëndimit të Armend Aliut.

Shefit Shefiti është një emër i njohur për futbollin vendor, i cili që në moshë të re kishte debutuar me fanellën e Shkëndijës, ndërsa falë performancave të tij të shkëlqyeshme, ai kishte debutuar edhe me fanellën e Kombëtares U21 të Shqipërisë, për të cilën në 6 ndeshje ka shënuar 2 gola.

22-vjeçari në elitën e futbollit vendor numëron gjithsej 51 ndeshje dhe 8 gola të shënuar, ndërsa gjithashtu me Shkëndijën kishte luajtur edhe 8 ndeshje (5 eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe 3 eliminatore të Liga Europa) ndërkombëtare, ndërsa gjithashtu dy ndeshje kishte luajtur edhe në UEFA Youth League, apo ndryshe e njohur si Liga e Kampionëve për të rinj.

Emrin e tij Renova në organet kompetente pranë FFM-së e kishte paraqitur që dje, kur ishte edhe afati i fundit për regjistrimin e futbollistëve të rinj, ndërsa përgjigjen pozitive skuadra nga Xhepçishti e morri vetëm gjatë ditës së sotme, transmeton “infOSport.mk”.

Shefit Shefiti do të jetë një ndihmë e madhe për Renovën në pjesën e mbetur të kampionatit, ku “bardhekaltërit” nga Tetova do të tentojnë që sa më parë të sigurojnë mbijetesën.

 

Leave a Reply