Skuadra e Interit gjatë merkatos së janarit nga rradhët e Totenhamit arriti që të transferojë mesfushorin danez, Kristian Eriksen. Megjithatë danezi si duket nuk ka qenë i preferuari i trajnerit Antonio Konte.
Një gjë të tillë ka zbuluar ish futbollisti i Juventusit, Çiro Ferara, në emisionin “Tiki Taka”, ku theksoi se Antonio Konte më shumë kishte dashur Arturo Vidal, se sa Eriksen.
“Antonio e ka shpjeguar shumë mirë, Eriksenit i duhet kohë për t’u përfshirë dhe për të kuptuar mekanizma të caktuar taktikë. Eshli Jang dhe Viktor Moses mund të përfshihen shpejt në mekanizma, pasi poshtë e lart do të duhet të lëvizin. Mesfusha e Interit tashmë është e fortë, gjithçka ka të bëjë me ruajtjen e ekuilibrit. Në këndvështrimin tim, Konte do të preferonte të Interi të nënshkruante në janar me Arturo Vidal më shumë se sa me Kristian Eriksen”, është shprehur mes të tjerash Ferrara.
Sa i takon Vidal, Barcelona nuk hoqi dorë prej mesfushorit, edhe pse Interi u përpoq ta rikthente atë në Itali, aty lu luante edhe me Juventusin.