Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Federatës së Futbollit është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë fazë goglat vunë përballë dy skuadrat më të mira të këtij sezoni, KMF Proekt Ciko dhe kampionët në fuqi të Futsal Shkupit. Kujtojmë skuadra nga Çairi vitin e kaluar përveç titullit kampion, ftuan edhe trofeun e Kupës, ndërsa të njëjtën gjë pretendojnë të bëjnë edhe këtë vit.
Ndeshja ndërmjet KMF Proekt Ciko dhe Futsal Shkupit zhvillohet në Valandovë dhe fituesi kalon në gjysmëfinale, aty ku do të tentojë të kalojë edhe Futsal Karadaku.
Skuadra nga Likova në këtë fazë do të përballet me Kratovën si mysafir, ndërsa në dy përballjet tjera finalistët e vitit të kaluar, Zhelezareci në transfertë do të përballet me Crna Rekën, ndërkohë Kegi Mob Veles do të luaj kundër Klimi. Ndeshjet çerekfinale në program janë me datë 9/10 mars.