Milani u është bashkuar skuadrave gjigande europiane në garën për yllin e Lille, Boubakary Soumare.
Soumare është një zbulim i madh këtë sezon dhe është i lidhur me një transferim në Premierligë, ku e kërkon Liverpulli, Çelzi dhe Mançester Junajtedi.
20-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Lille deri në fund të sezonit. Siç raporton Express, Milani i është bashkuar garës për Soumaren.
Interesim për Soumaren jashtë Anglisë ka shfaqur edhe Reali. Soumare vlerësohet 60 milionë euro.
Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij para gjigantëve të tjerë. ”Rossonerët” kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtuesit e Lille, sidomos pas transferimit të brazilianit Leao verën e kaluar.
Soumare shihet si pasuesi ideal i Kessie dhe i përshtatet profilit të drejtuesve të Milanit, të cilët janë në kërkim të lojtarëve të rinjë.
20-vjeçari është mesfushor defanziv dhe këtë sezon ka luajtur 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ekipin e Lille.