Etrit Berisha pa dyshim se ka qenë më i miri te skuadra e tij dhe ka merita të padiskutueshme në grumbullimin e pikëve të deritanishme të SPAL.
Berisha është portieri që ka arritur të bëjë më së shumti pritje në Serie A gjatë 24 javëve të para të kampionatit. Plot 102 pritje ka regjistruar portieri shqiptar, që duhet të vazhdojë me paraqitjet e mira deri në fund të sezonit, për të dalë me kokën lart dhe për të pasur oferta nga klubet tjera të Serie A.
SPAL do të duhet të rregullohet në mbrojtje, aty ku është gabuar shumë dhe Berisha është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta 42 herë, mirëpo me siguri jo për fajin e tij.
Një detyrë të vështirë Berisha do të ketë edhe në fundjavë kur me SPAL-in e tij do të përballen me kampionët e Juventusit.