Milot Rashica mund të përfundojë te kampionët e Botës dhe Europës, Liverpulli. Një gjë të tillë raportojnë “Bild” dhe “Ëeser Kurier”, sipas të cilave trajneri gjerman, Jurgen Klop po mendon të transferojë 23-vjeçarin në “Enfilld Roud” gjatë merkatos së verës.
“Ëeser Kurier” thekson se Verder Bremeni ka caktuar shifrën e kartonit të Rashicës në vlerë prej 38 milionë euro.
Megjithatë, drejtori i klubit gjerman Frenk Buman u shpreh se për mesfushorin me tiparë sulmuese të Kosovës interesohen edhe disa klube të thera, por deri më tani nuk është negociuar me asnjë prej tyre.
Verder Bremeni po bën një sezon për t’u harruar në Bundesligë dhe vështirë se Rashica do të qëndrojë te klubi gjerman edhe sezonin e ardhshëm.