Fishekzjarret ndërpresin derbin e madh në futbollin kilian, Colo Colo- Universidad de Chile. Tifozët e skuadrës vendase ndoshta të pakënaqur edhe nga rezultati i ndeshjes, kur skuadra e tij po humbiste me shifrat 0:2, filluan të hedhin fishekzjarre, ndërsa njëra prej tyre qëlloi futbollistin e Colo Colo, Nicolas Blandi.
Ai përfundoi i shtrirë dhe pas ndërhyrjes së mjekëve sërish nuk mund të vazhdonte të luante, ndërsa kjo i mjaftoi arbitrit kryesor për të ndërprerë ndeshjen në minutën e 71-të dhe për të mos e vazhduar fare atë.