Vetëm 4 minuta i janë nevojitur Atletiko Madridit për të ndëshkuar kampionët në fuqi të Europës, Liverpullin, në ndeshjen që po zhvillohet në këto momente në “Vanda Metropolitano”.
Një rivënie nga këndi e ekzekutuar nga Koke solli edhe golin e epërsisë për “jorganxhinjët”.
Mbrojtja e Liverpullit dështoi ta pastrojë rrezikun para portierit Alison Beker, i cili kapituloi para Saul, që në ato momente shënoi për 1:0.