
Ish lojtari i Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit, Eljesa Neziri rezutoi deçiziv në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futsal, duke shënuar golin e fitores për ekipin e tij Prishtina 01, njofton “infOSport.mk”.
Neziri shënoi nga pika e bardhë golin e fitores për 2:1, duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren Prishtina 01 ndaj Mabetex Prishtina.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në palestrën “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, ndërsa e njëjta zgjoi shumë interesim për prishtinasit, por edhe për shkupjanët, të cilët kishin udhëtuar drejt kryeqendrës kosovare për të përkrahur shokun e tyre Eljesa Neziri, i cili në fund ua ktheu me gol në rrjetën kundërshtare.