Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e ligës së katërt italiane (Serie D) midis Grossetos Monterosit. Trajneri i skuadrës vendase, Lamberto Magrini u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi shpullë njërin prej futbollistëve të vet në stol.
Grosseto po fitonte 1:0 në kohën kur trajneri Magrini vendosi ta kryejë një zëvendësim 16 minuta para fundit të takimit.
🔙| MISTER, MA CHE FAI? 🧐❌
Durante il match #Grosseto–#Monterosi , #Cretella viene sostituito e non la prende bene. Questa la reazione di mister #Magrini, tecnico del #Grosseto 👇🏻#Sportitalia pic.twitter.com/kJNbSHqCix
— Sportitalia (@tvdellosport) February 16, 2020
Ai e zëvendësoi mesfushorin Rikardo Kretella me Matia Ravanellin. Kretella reagoi me zemërim duke u larguar nga fusha, madje edhe duke lëshuar ndonjë fjalë, gjë kjo që nuk i pëlqeu aspak trajnerit Magrini, i cili nuk mundi dot ti kontrollojë nervat në ato momente.
Ai iu vërsul Kretellas duke e goditur me shpullë, gjë kjo që shkaktoi reagime në mesin e futbollistëve që ishin në bankën rezervë, teksa arbitri pas konsultimeve që pati me arbitrin e katërt, vendosi ta ndëshkojë me të kuq trajnerin e Grossetos.