Milani fiton, Ante Rebiç sërish deçiziv (VIDEO)

Milani ka shënuar fitoren e 10-të sezonale pas 24 xhirove në “Serie A”, teksa sonte në “San Siro” para 50 000 tifozëve mundi Torinon me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Sërish deçiziv për ekipin “kuqezi” rezultoi kroati Ante Rebiç, që shënoi golin e 3 pikëve në minutën e 25-të.

Për kroatin ishte ky goli i 5-të sezonal në 13 ndeshje, ndërsa Milani falë kësaj fitore arriti në kuotën e 35 pikëve, mirëpo duke u renditur vetëm në pozitën e 8-të, pas Veronës dhe Parmës që gjithashtu kanë nga 35 pikë në pozitat 6 dhe 7.

Leave a Reply