Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 në transfertën ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 19-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nuk nisi mirë për “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët vetëm pas 5 minutave lojë pësuan gol. Milovanoviq ishte futbollisti që kaloi në epërsi Akademia Pandevin, ndërsa kundërpërgjigjia erdhi në minutën e 23-të nga ana e Armend Alimit.
Mesfushori kumanovar shfrytëzoi mjaft mirë harkimin në zonë të Agim Ibraimit dhe me kokë shënoi golin e parë në rrjetën e Çubrakoviç.
Armend Alimi shenon golin e barazimit ndaj Akademia Pandev
Armend Alimi shenon golin e barazimit ndaj Akademia PandevLPFMV – Java 19AK. PANDEV – SHKËNDIJA 1:1(A. Alimi 23')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi me një rast ideal për Shkëndijën, mirëpo Samir Fazli në dy tentativa nuk arriti që të tund rrjetën e Çubrakoviç.
Në anën tjetër sulmuesi shqiptarë, Ndue Mujeci tentoi nga brendia e zonës, mirëpo pa probleme për portierin Zahov, pasi goditja e tij përfundoi vetëm mbi portë. Pikërisht Mujeci në vazhdim të ndeshjes doli të jetë futbollisti më i rrezikshëm për mbrojtësit e Shkëndijës, mirëpo pa mundur dot të shënojë golin debutues në Ligën e Parë, ndërsa në anën tjetër një penalti të shkaktuar nga ana e Dimov ndaj Besart Ibraimit, numri 10-të i Shkëndijës, Agim Ibraimi arriti që ta shndërrojë në gol, për rezultat 2:1.
Agim Ibraimi nga penaltia per here te pare kalon ne avantazh Shkendijen ne transferten ndaj Akademia PandevLPFMV – Java 19A. PANDEV – SHKËNDIJA 1:2(A. Ibraimi 55')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.
Me këtë fitore Shkëndija vazhdon të ndjek Vardarin në renditje. Kampionët e vendit kanë 31 pikë, 8 më pak se Vardari, ndërkohë Akademia Pandev mbetet në kuotën e 27 pikëve.