Rey Manaj nuk arriti të debutojë dje me skuadrën e parë të Barcelonës në “Kamp Nou”, por vetëm 24 orë më vonë zbriti në fushë me Barcelona B, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare tregoi se përse ka bindur edhe Kike Setien për ta grumbulluar me ekipin e parë “blaugrana”.
Manaj ndihmoi skuadrën e tij sot në fitoren 2:1 me përmbysje në fushën e Levante B. Vendasit ishin në epërsi, ndërsa sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në minutën e 29-të.
Vetëm tre minuta më pas, ai goditi traversën, ndërsa në topin e kthyer Saverio e shndërroi në gol, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Barcelona B. Për Rey Manaj ishte ky goli i dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara me skuadrën B të Barcelonës.