Real Madridi rrëshqet ndaj Selta Vigos në “Bernabeu” (VIDEO)

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 përballë Selta Vigos në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje me kthesa në rezultat, mirëpo që në fund skuadrat duheshe të kënaqen me nga një pikë.

Selta Vigo kaloi në epërsi që në minutën e 7-të falë golit të shënuar nga ana e rusit Fedor Smolov. Ky goli doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa 20 minutat e para të pjesës së dytë rezultuan shumë pozitive për të përzgjedhurit e Zinedin Zidane, që arritën të shënojnë dy herë në rrjetën e Blankos.


GOLAT NGA NDESHJA REAL MADRID – SELTA VIGO, NDIQENI KËTU.


Toni Kros në minutën e 52-të shënoi golin e parë për “mbretërit”, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërkohë Serhio Ramos në minutën e 65-të nga penaltia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.

Dhe kur mendohej se Reali do të arkëtojë 3 pikët e plota, në minutën e 86-të te Sleta Vigo në skenë doli sulmuesi spanjoll, Santi Mina, i cili heshti të pranishmit në “Santiago Bernabeu”.

Edhe përkundër këtij barazim Reali i Madridit vazhdon të kryesojë renditjen, mirëpo tashmë me vetëm një pikë më shumë se Barcelona, derisa Selta Vigo me 21 pikë renditet në pozitën e 17-të.

Leave a Reply