Qatip Osmani ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbres në fushë përballë Borecit, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtja ka ndryshuar, pasi që në start do të luajnë Darko Glishiç në të majtë dhe braziliani Neto në qendër, ndërsa në krye të sulmit do të jetë i riu Jakup Berisha, i ardhur nga rradhët e Shkëndijës.
Në krahë ai do të ndihmohet nga Serxhio dhe Dembo Darboa, ndërsa pas tij do të qëndrojë Besar Iseni.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Borecit në stadiumin e Çairit me fillim në ora 14:00.
#LineUp #ShkupivsBorec #ForzaShkupi #DashuriEvertet⚽ FC Shkupi vs Borec Veles📆 16.02.2020⏱️ 14:00🏟️ Stadiumi i Çairit – Shkup
Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 16 февруари 2020 г.