FC Shkupi e ka nisur me këmbë të mbarë stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, teksa sot në Çair me rezultatin 2:0 mundi Borecin, njofton “infOSport.mk”. Që të dy golat “bardhekaltërit” i realizuan gjatë pjesës së dytë, me kapitenin Muharem Bajrami dhe zëvendës kapitenin Besar Iseni.
Për dallim nga FC Shkupi, dy skuadrat tjera shqiptare Struga Trim Lum dhe Renova dështuan të marrin fitore. Ata nuk shfrytëzuan terrenin vendas, duke pësuar disfata të pa planifikuara. Renova u mund nga Sileksi 0:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat Rabotniçki triumfoi ndaj Struga Trim Lum.
Në ndeshjen e parë të së dielës, Shkëndija me përmbysje mundi Akademia Pandevin në Strumicë, ndërkohë të shtunën Vardari doli fitues në përballjen shkupjane ndaj Makedonija GJ.P.
LPFMV – Java 19 |
|||||||||||||||
|