Skuadra kryesuese në Superligën e Shqipërisë, Kukësi është ndalur në barazim 1:1 në transfertën ndaj Bylisit.
Skuadra nga Verilindja e Shqipërisë gjeti avantazhin në minutën e 30-të, falë super golit të shënuar të Emiliano Mustas.
Bylis tentoi të reagonte duke gjetur shtyllën, derisa golin e barazimit e gjetën në sekondat e fundit të kohës shtesë përmes uruguaianit, Emiliano Gaston Mozzone Sueiro. Ky barazim gjithsesi e mban Kukësin në krye me një pikë më shumë se Tirana, që dje barazoi me po të njëjtin rezultat (1:1) përballë Skënderbeut.
Afrohet, Partizani që mori një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj Laçit. Xhixha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, por reagimi i ekipit nga kryeqednra shqiptarë erdhi shumë shpejtë.
Trashi në minutën e 31-të dhe Bitri dy minuta më pas rikthyen rezultatin në favorin e tyre, teksa 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Telushi shuajti shpresat e kurbinasve duke shënuar edhe golin e tretë për Partizanin.
Flamurtari në javën e 22-të arriti të marrë fitoren e parë për këtë sezon, duke mundur 1:0 Luftëtarin në Gjirokastër me një gol të shënuar nga Ribaj.