Izmir Smajlaj vijon të ngjitet në majat më të larta të atletikës ndërkombëtare. Atleti shkodran është shpallur kampion Ballkanik në kërcim për së gjati në salla të mbyllura në garën që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Smajlaj kërceu 7.91 metër, duke përmirësuar për një centimetër rezultatin e parë të sezonit 2020.
Në këtë kampionat morën pjesë 23 shtete të ndryshme.