Mançester Siti është i shokuar pas vendimit të UEFA-s. Qeveria europiane e futbollit përjashtoi “Cityzens” dy vjet nga kompeticionet europiane dhe i gjobiti me 30 milion euro falë shkeljeve në FPF (fair-play financiar).
Klubi anglez do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, teksa mund të dënohet edhe nga Federata angleze e futbollit. “Independent” raporton se shkelja e FPF paraqet një shkelje të rregullave të brendshme të ligës më të lartë angleze.
Çdo klub është i detyruar të sigurojë informacione të vërteta për të marrë licencën e Premierligës dhe këto të dhëna duhet të korrespondojnë me ato të paraqitura në UEFA. Dënimi i mundshëm i Sitit me penalizim pikësh do të ndikonte dukshëm në arritjen e një vendi në Ligën e Kampionëve, që mund të jetë i dobishëm nëse UEFA vendos të pezullojë dënimin në një kohë të mëvonshme pas ankimit të klubit.