Ohrid Lihnidos falë autogolit të Ilir Mehmetit ka mundur minimalisht 1:0 Vëllazërimin në ndeshjen e zhvilluar sot në Kërçovë, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndeshje thuajse e barabartë, në të cilën mund të thuhet se Vëllazërimi mundi vetveten, pasi përveç autogolit të shënuar, ekipi kërçovarë gjatë pjesës së parë humbi edhe një penalti.
Murat Adili ishte futbollisti që nuk arriti të mposht ish portierin e Vëllazërimit, Raif Mirseloski, i cili gjatë kësaj merkatoje vendosi që të transferohet te Ohrid Lihnidos.
Për Vëllazërimin ishte kjo ndeshja e dytë miqësore, pas asaj fitore të thellë 5:0 ndaj Veleshtës, ndërsa në anën tjetër Ohrid Lihnidos zhvilloi edhe takimin e 5-të në këtë fazë përgatitore.
Ndeshjet miqësore të Ohrid Lihnidos |
|||||||||||||||
|