Lajm i keq për Angellovskin, Pandev dëmtohet në prag të ndeshjes me Kosovën!

Lajme jo të mira për seleksionuesin Igor Angellovski në prag të ndeshjes me Kosovën, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”. Kur kanë mbetur edhe 40 ditë deri në zhvillimin e këtij takimi shumë të rëndësishëm për ekipin përfaqësues të vendit, Goran Pandev ka pësuar një dëmtim. Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në takimin e sotëm të Xhenoas kundër Bolonjas u detyrua që të braktis fushën vetëm pas 13 minutave lojë në “Renato Dall’Ara”.

Ende nuk ka ndonjë informacion konkret rreth dëmtimit të Goran Pandev, i cili edhe pse në moshë të shtyrë është pa dyshim një lider te përfaqësuesja e Maqedonisë, që përmes Ligës së Kombeve ëndërron Euro 2020.

Pandev po kalon në një formë të shkëlqyeshme me Xhenoan në “Serie A”, për të cilën skuadër këtë edicion në 20 ndeshje ka shënuar 6 gola.

Ndryshe Xhenoa në takimin e sotëm ndaj Bolonjas shënoi fitore 3:0, mirëpo duke vazhduar edhe më tej të qëndrojë në zonën e ftohtë me 22 pikë të tubuara në 24 javë.

Leave a Reply