Barcelona ka lënë pas problemet e javëve të fundit, pasi sot në ndeshjen e javës së 24-të kundër Getafes në “Kamp Nou” po dhuron spektakël, ndërsa mbi të gjitha në 45 minutat e para ka arritur të shënojë edhe dy gola, njofton “infOSport.mk”.
“Katalunasit” këto dy gola i shënuan vetëm brenda 6 minutave lojë.
Fillimisht pas një kombinimi të bukur Messi-Grizman, francezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 33-të, ndërkohë në minutën e 39-të erdhi goli i dytë nga Sergio Roberto pas një aksioni model.