KB Peja i ka dhënë fund agjerimit 5-vjeçar, kur është në pyetje trofeu i Kupës së Kosovës. Skuadra e Pejës sonte ka fituar Kupën e Kosovës për herë të parë që prej vitit 2015, pasi në finalen e madhe mposhti skuadrën e Yllit me rezultatin 79:64, raporton “infOSport.mk”.
Skuadra e Pejës e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke e mbyllur çerekun e parë me 17 pikë epërsi. Ylli në çerekun e dytë e zbuti epërsinë vetëm në një pikë, derisa këndellja erdhi në çerekun e tretë.
Në 10 minutëshin e tretë, skuadra nga Suhareka e ngushtoi epërsinë e Pejës në 6 pikë, kurse pejanët e kontrolluan ndeshjen në çerekun e katërt për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 79:64.
SOT FESTOJNA BASHK 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆 #ZemraRrehMeTy 💥❤
Публикувахте от KB Peja в Събота, 15 февруари 2020 г.
Nigel Johnson ishte më i miri te skuadra e Pejës, duke regjistruar 20 pikë, 11 asistime e 6 kërcime, ndërsa melojë të mirë u dalluan edhe Henrik Sirko me 16 pikë e 9 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë e 9 kërcime. Dardan Berisha nuk ishte në natën e tij më të mirë. Ai pati plotë 12 tentime për treshe, mirëpo realizoi vetëm një, ndërsa në fund ndeshjen e mbylli vetëm me 9 pikë të realizuara.
Në anën tjetër te Ylli më i spikatur doli të jetë Samir Zekiqi me 20 pikë, teksa Jameel McKay regjistroi 12 pikë e 15 kërcime.
Për KB Peja ishte ky trofeu i 6-të i Kupës në histori të klubit.