Vjen goli i parë i futbollistit tetovarë, Ferhan Hasani me fanellën e skuadrës finlandeze, HJK Helsinki. Ish futbollisti i Shkëndijës ka realizuar sot në triumfin 3:1 të skuadrës së tij në Kupën e Finlandës përballë IFK Mariehamn.
Hasani ndeshjen e nisi nga pankina, në lojë u inkuadrua në startin e pjesës së dytë (46’), teksa golin e parë me fanellën e Helsinkit e gjeti në minutën e 89-të kur shënoi golin e tretë për të mbyllur llogaritë e takimit.
Kjo ishte paraqitja e dytë e Buba Hasanit me HJK Helsinkin dhe pas traversës në debutim, ja ku vjen goli i parë me fanellën e ekipit me më shumë trofe në futbollin e Finlandës.