Paraqitjet e mira me fanellën e Sent Gallen, kanë bërë që Betim Fazlliji të tërheq edhe vëmendjen e mediave në Zvicër. Mesfushori shqiptarë, sipas gazetës zvicerane “Blick”, është lojtari që po i sjell fat skuadrës së tij.
Me të në përbërje, Sent Galleni njeh vetëm fitore. Në 13 ndeshje në kampionat në të cilat është aktivizuar 20 vjeçari, skuadra zviceriane ka regjistruar po aq fitore dhe aktualisht mban vendin e parë në tabelë me 44 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara.
“Nëse dikush dëshiron të fitojë para nga bastvënia, atëherë mjafton t’i bëjë një telefonatë Betim Fazlijit të St.Gallenit një natë para ndeshjes. Mjafton ta pyesësh nëse do të luajë. Nëse Faziliji luan, atëherë St. Galleni e ka fitoren e sigurt. Asnjë lojtar në futbollin profesionist të Zvicrës nuk është më i suksesshëm se Fazliji. Me të në përbërje, St. Galleni ka shumë fat. Në 13 ndeshje sa ka luajtur Fazliji, St. Galleni ka po aq fitore”, ka shkruar “Blick”.
Fazliji në 13 ndeshje që ka luajtur ka shënuar edhe një gol. Betim Fazliji aktualish luan për kombëtaren U20 të Zvicrës, por në të ardhmen shpresojm ti bashkohet Shqipërisë ose Kosovës.