Probleme për Renovën, lëndohet rëndë mesfushori Armend Aliu

Probleme për Renovën dhe trajnerin Bujar Islami në prag të stinorit pranveror. Gjatë seancës së sotme stërvitore, mesfushori Armend Aliu kishte pësuar një lëndim të rëndë, frakturë të kyçit të këmbës së majtë, që me shumë gjasa do e largojë për disa muaj nga fushat e futbollit, njofton “infOSport.mk”.

Ai menjëherë është transferuar për në spitalin e qytetit të Shkupit, ku për momentin ndodhet në sallën e operacionit dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët kompetentë.

Ky lëndim i Aliut vjen në një moment shumë delikatë, duke pasur parasysh se që nesër starton stinori pranveror dhe nuk ka shumë hapësira për të plotësuar ekipin me ndonjë futbollistë kualitativ, kur dihet se tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur merkatoja për transferimin e futbollistëve të ri.

Leave a Reply