Tjetër dëmtim për Stefano Sensin, që detyrohet të mungojë në ndeshjen e së dielës që skuadra e tij, Interi do ta zhvillojë kundër Lacios.
Mesfushori “zikaltër” ka marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se i njëjti do të duhet të pauzojë për disa ditë, derisa të riaftësohet plotësisht.
Mirëpo Sensi nuk është mungesa e vetme e Interit për këtë super derbi, pasi trajneri Antonio Konte, gjithashtu nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e portierit Handanoviç si dhe dyshes, Esposito Galjardini.
Ndeshja Lacio – Inter në program është të dielën (16.02) në “Olimpiko” me fillim në ora 20:45.