Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë shënoi edhe fitoren e dytë përballë Bosnje e Hercegovinës në takimet kontrolluese që ekipi përfaqësues i vendit i zhvilloi si mysafir, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi i shpresave i drejtuar nga trajneri, Dragan Kanatllarovski, për dallim nga ndeshja e parë kur shënoi fitore 3:1, sot arriti fitore 3:2, që erdhi pas një kthese të madhe, edhe atë duke iu falënderuar futbollistit shqiptarë, Besart Guxhufi, që me dy gola të shënuar në një interval kohor prej vetëm 6 minutash, i siguroi fitoren përfaqësueses U17 të Maqedonisë.
BESART GUXHUFI HERO I MAQEDONISË U17 NË MIQËSOREN NDAJ BOSNJE E HERCEGOVINËS
BESART GUXHUFI HERO I MAQEDONISË U17 NË MIQËSOREN NDAJ BOSNJE E HERCEGOVINËSNdeshje miqësoreU17 B e H – U17 MAQEDONIA 2:3(Kahviç 48', 67' – Stojanovski 3;, Guxhufi 79', 85')
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 14 февруари 2020 г.
Ndryshe të parët që avansuan në këtë ndeshje ishin të përzgjedhurit e trajnerit Dragan Kanatllarovski, edhe atë vetëm pas 3 minutave lojë, kur asistin e Dashmir Elezit nga e djathta në gol e shndërroi Stojanovski, që realizoi për 1:0.
Në fillim të pjesës së dytë Kahviç (48′) barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa i njëjti futbollist shfrytëzoi gabimin e madh në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut, duke kaluar për herë të parë Bosnje e Hercegovinën në epërsi në këtë ndeshje me rezultat 2:1.
Megjithatë rezervisti Besart Guxhufi do të rezultonte njeriu i përmbysjes për Maqedoninë U17. Në minutën e 79-të pas asistit të Popovskit, shkupjani Guxhufi shënoi për 2:2, ndërsa pesë minuta më vonë duke shfrytëzuar një harkim të Sofijanoskit, i njëjti me kokë shënoi për rezultat përfundimtarë Bosnje e Hercegovina 2, Maqedonia e Veriut 3.
Ishte kjo fitorja e dytë për “verdhekuqtë” e vegjël të vendit tonë, të cilët në ndeshjen e parë kishin shënuar fitore 3:1, falë dopietës së Ardian Çilafit dhe një goli tjetër të shënuar nga Dashmir Elezi.
Bosnje e Hercegovina – Maqedonia e Veriut 2:3 (0:1) |
Stadiumi: “Babovac” |
Arbitër: Antoni Bandić, asistentë: Tomislav Kraljeviç – Mario Pejiç. |
Autorë të golave: |
0:1 Stojanovski (3’), 1:1 Kahviç (48’), 2:1 Kahvić (67’), 2:2 Guxhufi (79’), 2:3 Guxhufi (85’). |
Kartonë të verdhë: Mateo Sofijanovski (Maqedonia e Veriut). |
Bosnje e Hercegovina: Sergej Bjelica, Haris Hasanoviç (85. Armin Duriç), Anel Kadriç (46. Nikola Çebiç), Armin Kariç (85. Matej Shakota), Denis Dizdareviç (61. Emir Dervishkadiç), Filip Panxha, Dominik Çeko, Azur Shehiç, Hamza Haxhiavdiç (56. Emir Brkoviç), Alem Japaur (32. Aleksandar Kahviç), Viktor Grbiç (74. Xhan Fetahoviç). |
Seleksionues: Nermin Shabiç. |
Maqedonia e Veriut: Vasko Vasilev, Nikola Pavleski (59. Azur Shehiç), Enis Buçi, Matej Angelkov, Dashmir Elezi, Metin Iljazi (46. Besar Guxhufi), Georg Stojanovski (85. Erion Shuku), Ardijan Çilafi (65. Mateo Sofijanoski), Mirçe Stoilov (27. Marko Ristov), Marko Sofijanoski (46. Donart Ibraimi, 85. Alban Shabani), Borjan Poposki. |
Seleksionues: Dragan Kanatlarovski. |