Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që mos ta shfrytëzojë fare vauçerin e ndarë nga ana e shtetit për këtë federatë, duke vendosur që të njëjtin ta ndajë me klubet e futbollit. Me këtë vendim, FFM u bë shembull edhe për Federatat tjera sportive në vend, se si duhet të sillen drejt klubeve që kanë nën ëmbrellën e tyre.
Gjatë ditës së sotme Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, mbajto një konferencë për shtyp, në të cilën shpjegoi arsyen pse FFM nuk kishte vauçer, dhe në adresë të së njëjtës kishte zero denarë, derisa për federatat tjera kishte një shumë të caktuar nga buxheti.
Ai shpjegoi se në bisedime e sipër me drejtuesit e FFM-së, federata me në krye Muhamed Sejdinin, kishte vendosur që vauçerin ta shpërndajë me klubet futbollistike. Një gjest vërtetë i bukur ky nga ana e kësaj federate, që shpresojmë viteve në vijim ta marrin si shembull edhe federatat tjera sportive në vend, me qëllim që të ndihmojnë klubet sportive, e që në vazhdimësi hasin me probleme financiare.