Penaltia e Ronaldos në minutat shtesë shpëtoi Juven ndaj Milanit (VIDEO)

Një penalti e akorduar me anë të sistemit VAR i ka mundësuar Juventusit një barazim 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Milanit në “San Siro”, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse “rossonerët” shpresonin deri në fund te fitorja, të cilën e kishin në xhep, një pakujdesi e Kalabria në minutën e 90-të bëri që Juventusi të përfitojë një 11-të metërsh, të cilin në gol e shndërroi Kristiano Ronaldo.

Ndryshe Milani golin e epërsisë e shënoi pas një ore lojë falë kroatit Ante Rebiç.

Kastileho nga e djathta harkoi brenda zonës për Ibrahimoviç, i cili nuk arriti që të godiste topin me kokë, ndërsa pas tij ndodhej Rebiç, i cili shënoi në rrjetën e Bufon. I njëjti pak më vonë reagoi shumë mirë, duke shpëtuar portën e tij në dy raste, ndërsa vlen të theksohet se 20 minutat e fundit të takimit Milani i luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të Teo Hernandez.

Përveç tij në ndeshjen e kthimit në “Juventus Stadium” do të mungojnë edhe Zlatan Ibrahimoviç dhe Kastileho, që gjithashtu u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Ndeshja kthyese në Torino në program është pas tre javësh.

Leave a Reply