Liverpulli dhe portieri brazilian Alison Beker e kanë vazhduar edhe për një vit tjetër bashkëpunimin mes tyre. Skuadra kampione e Botës dhe Europës, e ka shfrytëzuar opsionin që e kishte në kontratë brazilianin, i cili te Liverpulli u transferua gjatë vitit 2018-të nga rradhët e Romës.
Atë kohë Beker me “redsat” nënshkroi kontratë pesëvjeçare, teksa në të njëjtën ekzistonte edhe opsioni për vazhdimin e kontratës për një vit tjetër, pra të gjashtin nëse palët do të merreshin vesh.
Ish-portieri i Romës ka shfaqur siguri në portë që nga arritja e tij dhe me këtë rast, ai do të mbrojë në “Enfilld Roud” së paku deri në vitin 2024.
Alison Beker për momengtin është njëri prej portierëve më të mirë në botën e futbollit.