Drita e Bogovinës tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror nën drejtimin e trajnerit Ardian Imeri, teksa gjatë ditës së sotme kjo skuadër ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra shqiptare që garon në Ligën e Dytë – Perëndim për kundërshtarë pati skuadrën serbe të Mladi Radnik nga Pozharevaci, ndaj së cilës në fund shënoi fitore 2:1.
Që të tre golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa të saktë për Dritën dolën të jenë Agon Hajredini, përforcimi i ardhur nga rradhët e Struga Trim Lum dhe Ardit Demiri, që erdhi nga rradhët e Renovës.
Kujtojmë Drita e Bogovinës ditë më parë mundi ekipin kosovar të KEK-ut me shifrat 3:2, ndërsa ditëve në vijim pritet që kjo skuadër të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje tjetër miqësore.
Drita e Bogovinës stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë, mirëpo që ende nuk ka asgjë të sigurtë, sa i përket mbijetesës, edhe pse shumë elhtë mund të ndodh që kjo skuadër të luftojë edhe për dy pozitat e para në tabelë, duke pasur parasysh dallimin mes pikëve me skuadrat e kreut.