Jon Mersinaj, Indrit Tuci dhe Enis Çokaj kanë zgjatur bashkëpunimin me skuadrën kroate të Lokomotivës së Zagrebit, deri në vitin 2024.
Paraqitjet e mira të lojtarëve shqiptarë kanë bindur drejtuesit e klubit kroat, që ka njoftuar rinovimin e kontratave në faqen zyrtare.
Të tre lojtarët u përshtatën shumë mirë me skuadrën e parë dhe tashmë janë një pjesë e rëndësishme e Lokomotivës së Zagrebit.
Ky vendim nga ana e klubit dëshmon qartazi punën që kanë bërë këta tre lojtarë, së fundmi.