Stadiumi i klubit të futbollit Fortuna nga Hasanbegu i Shkupit ka marrë pamje tërësisht tjetër. Kjo falë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe presidentit Muamed Sejdini që ndau mjete financiare për të rindërtuar stadiumin e shkatërruar në tërësi nga vërshimet e gushtit në vitin 2016-të.
Stadiumi i Fortunës tashmë ka marrë një pamje krejtësisht të re dhe është shndërruar në stadium modern, në të cilin zhvillohen garat në Ligën e Tretë.
Drejtuesit e skuadrës së Fortunës janë shprehur se janë krijuar kushte maksimale për punë të futbollistëve, ndërsa së shpejti do të kenë edhe një fushë ndihmëse.