Muaji shkurt sjell më shumë ndeshje kontrolluese për përfaqësueset e reja të vendit, ndërsa kjo vlen edhe për gjeneratën U18, që udhëhieqt nga strategu kërçovarë, Shkumbin Arsllani. Kjo gjeneratë më datë 18 dhe 20 shkurt në Shkup do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Bosnje e Hercegovinës.
Këto dy ndeshje seleksionuesit Shkumbin Arsllani do ti shërbejnë për të ndëruar ekipin që do të bartë barën kryesore në ndeshjet kualifikuese që në program do të jenë gjatë muajit tetor në Republikën Çeke.
“Në këto dy ndeshje pres lojë të mirë dhe fitore. Me këto dy ndeshje dhe tutje fillojmë ndërtimin e ekipit që do të bartë barën më të madhe në kualifikimet që do të luhen në Republikën Çeke në muajin Tetor. Secili prej reprezentuesve do të ketë shans për të luajtur dhe këtë mendoj se futbollistët e ftuar duhet ta shfrytëzojnë. Në këtë grumbullim nuk mund të llogarisim në më shumë lojtarë, disa të lënduar dhe disa me angazhime në klubet e tyre. Por shpresoj se nga ndeshjet e ardhshme do të jemi të kompletuar për të mundur më mirë të përgatitemi për sfidat që na presin gjatë këtij viti”, shprehet seleksionuesi i përfaqësueses U18, Shkumbin Arsllani.