E ardhmja e Xhadon Sanço duket shumë larg Dortmundit. Ylli anglez iu bashkua ekipit “verdhezinj” në verën e vitit 2017-të, kur erdhi nga rradhët e Mançester Sitit. Pep Guardiola nuk donte largimin e sulmuesit anësor, por oferta prej 8 milion eurosh e Dortmundit, nuk mund të refuzohej asaj kohe.
I njëjti rezultoi një investim shumë i zgjuar i bordit “verdhezi”, pasi tashmë, Sanço vlerësohet më shumë se 100 milion euro. Dhe një shumë të tillë, janë gati ta paguajnë dy klube angleze, që synojnë kartonin e 19 vjeçarit.
Mançester Junajtedi dhe Çelzi kërkojnë me ngulm shërbimet e Sanço dhe ofertat e tyre, pritet të kapin vlerën e 120 milion eurove.
Dortmund është “pro” një shitje të mundshme të lojtarit, por pas “Euro2020”. “Verdhezinjtë” pretendojnë se në rast se 19 vjeçari shkëlqen në Europian, do të përfitojnë edhe më shumë para.