Napoli nuk ishte klubi i vetëm i madh që i kishte hedhur sytë Amir Rrahmanit pasi një tjetër gjigant europian po monitoronte futbollistin e përfaqësueses së Kosovës. Mbrojtësi kosovar tashmë disa ditë ka firmosur me Napolin, të cilës skuadër do ti bashkohet vetëm gjatë verës, teksa më parë i kishte thënë “JO” njërës prej skuadrave më të njohura në Angli.
Verona kishte akord me Napolin që në nëntor dhe thjesht priste që të vinte periudha e merkatos së janarit që të uleshin në tavolinën e diskutimeve për kushtet e kontratës. Por në skenë në ditët e para të janarit ishte shfaqur edhe skuadra e Arsenalit, i cili me sa duket kishte monitoruar me vëmendje ish futbollistin e Partizanit të Tiranës, kjo falë edhe paraqitjeve të tij me fanellën e përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Anglisë.
Të njëjtat burime sqarojnë se Verona dhe Rrahmani e refuzuan këtë mundësi, duke zgjedhur që të mbanin fjalën që i kishin dhënë Napolit. Mbrojtësi kreu të gjitha vizitat mjekësore dhe gjeti akordin për në kontratë të rëndësishme nga e cila do të përfitojë 1,5 milionë euro në vit, ndërsa në arkat e Veronës do të shkojnë plotë 14 milonë euro.