Presidenti i Realit të Madridit, Florentinio Perez është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç, të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme.
Për të bindur homologun e tij “lacial”, Klaudio Lotito si dhe drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit nga kryeqendra italiane.
“Mbretërit” janë gati të harxhojnë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit Hames Rodrigez për shërbimet e reprezentuesit serb, i cili të lejojnë largimin e Milinkoviq-Saviq, i cili pjesë e Lacios është që nga vera e vitit 2015-të.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të Lacios ndaj interesimit të Realit të Madridit, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim.