Nehar Sadiki luan rolin e sulmuesit, i vetëm mund Vardarin

Renova falë “dopietës” së qendërmbrojtësit Nehar Sadiki ka arritur që të shënojë fitore 2:1 ndaj Vardarit të Forinës në ndeshjen e saj të fundit miqësore para startit të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, që starton këtë fundjavë, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari realizoi nga një gol në secilën pjesë, ndërsa vendasit e Vardar Forinës golin e vetëm në këtë përballje e realizuan gjatë pjesës së parë me anë të Arian Ejupit.

Për ekipin e Vardar Forinës ishte kjo ndeshja e parë miqësore, pasi e njëjta me 30 janar startoi fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror në Ligën e Dytë –Perëndim, ndërkohë për Renovën ishte kjo miqësorja e 8-të dhe fitorja e 5-të që e arriti skuadra e trajnerit Bujar Islami, që në startin e stinorit pranveror do të përballet me Sileksin në Tetovë.

Leave a Reply