Fundjava në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 19-të, me të cilat edhe zyrtarisht starton stinori pranveror i kampionatit të 28-të futbollistik në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja e parë dhe e cila do të transmetohet në TV, është ajo e së shtunës, ku mejdanin në arenën “Todor Proeski” do ta ndajnë dy skuadrat shkupjane, Vardari dhe Makedonija GJ.P.
Në këtë ndeshje “kuqezinjtë” e Aleksandar Vasoski do të jenë në kërkim të fitores së parë ndaj “luanëve” nga Gjorçe Petrovi, që kanë një bilanc prej një fitore dhe një barazim, ndërkohë të dielën në program janë edhe 4 takimet tjera të javës së parë të stinorit pranveror.
Gjithçka do të nis në ora 13:00 me ndeshjen ndërmjet Akademia Pandev dhe Shkëndijës, të cilën gjithashtu do ta ndjekim drejtëpërdrejtë në ekranet e TV Arena dhe TVM. Pikërisht për shkak transmetimit të drejtëpërdrejtë e njëjta do të nis një orë më herët, ndërkohë 3 ndeshjet tjera të së dielës që do të startojnë në ora 14:00, janë: Struga Trim Lum – Rabotniçki, FC Shkupi – Boreci dhe Renova – Sileksi.