Iker Kasiljas thuhet se do të jetë rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).
Ish-portieri i Real Madridit, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së njohur portugeze të Portos, do t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike nëse ai bëhet presidenti i RFEF.
Sipas mediumit “El Larguero”, Kasiljas tashmë ia ka komunikuar vendimin e tij Këshillit Kombëtar të Sportit.
Në një sondazh të realizuar nga gazeta “Marca”, 94 % e tifozëve treguan mbështetjen e tyre për kandidaturën hipotetike të Kasiljasit.
38-vjeçari tashmë është takuar me disa nga ish-bashkëlojtarët e tij të kombëtares për t’i kërkuar që ta ndihmojnë në zgjedhje.