Edhe stinori pranveror nisi me probleme të njëjta, “Ballistët” nuk lejohen të udhëtojnë në Strumicë

Futbolli në Maqedoni nuk është ai i vërteti, pasi të njëjtin nuk mund ta shijojnë tifozët e vërtetë të futbollit. Është kjo një çështje e vjetër që tashmë një kohë më të gjatë nuk po gjenë përgjigjen e duhur në vendin tonë, teksa si duket edhe më tej do të vazhdojë avazi i vjetër, pasi edhe stinori pranveror do të nis me brengën e vjetër, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija të dielën do të përballet me Akademia Pandevin në Strumicë, ndërsa nga skuadra nikoqire ju kanë bërë me dije tifozëve të skuadrës kampione se udhëtimi i organizuar për në stadiumin “Mladost” nuk do të ju lejohet.

Kjo ka irituar tej mase tifozët e Shkëndijës, të cilët kanë reaguar përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “facebook”.

Reagimi i tifo-grupit Ballistët:

BALLISTËT NUK LEJOHEN TË UDHËTOJNË NË STRUMICË!

Entuziazmi i madh që na ka kapluar të gjithë neve, për ta mbajtur titullin e kampionit në Tetovë, po na e ‘zbeh’ vendimi i klubit të futbollit ‘Akademija Pandev’ të cilët nuk na pranojnë si tifozë mysafir në stadiumin e Strumicës.

Ky vendim qesharak, nuk do të ndalojë ekipin tonë që të rikthehet fuqishëm në gjysme-sezonin e ligës futbollistike të Maqedonisë Veriore 2019-2020.

Tifo-grupi ynë, bën hapur thirrje deri tek përgjegjësit e klubit të Shkëndijës, që tifozët mysafir të cilët do të dëshirojnë të udhëtojnë në Stadiumin e qytetit të Tetovës, t’ju jepet e drejta e tyre si tifoz mysafir që të jenë prezent në stadium, kështu që kualiteti i futbollit në vend të ngrihet sa më lart dhe të arrihen hapat e duhura bashkë me klubin tonë KF Shkëndija.

KAMPIONI PO RIKTHEHET, BASHKË ME TË EDHE BALLISTËT.

Leave a Reply