Pas emërimit të kryetarit Blerim Sadiku, skuadra e Vëllazërimit gjatë mbrëmjes së sotme ka emëruar edhe 4 anëtarët e kryesisë qendrore, që do të kenë për detyrë udhëheqjen e klubit gjatë stinorit pranveror, e ku skuadra nga Kërçova pretendon që të inkuadrohet në mesin e më të mirëve me trajnerin e ri, Huseiyn Hursoy, njofton “infOSport.mk”.
Kështu në mesin e katër anëtarëve të kryesisë më të ngushtë u zgjodhën Ismail Dani, ish Legjendë e KF Vëllazërimit, Gëzim Aliu (GESTA) – afarist, Lavdrim Veliu – afarist dhe Ibrahim Ibraimi (Baçi), ish futbollist.
Bëhet fjalë për figura që kanë kontribuar për shumë vite për sportin kërçovarë, ndërsa të njëjtit pritet ti sjellin fat Vëllazërimit të Kërçovës gjatë pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Dytë – Perëndim, që do e nis nga pozita e tretë dhe me vetëm dy pikë më pak se liderët e Pelisterit.
Gjithashtu në mbledhjen e kryesisë së re u caktua që ndihmës i kryetrajnerit Huseiyn Hursoy të jetë Besnik Sadiku, ndërsa grupmoshat e reja (kadetët dhe juniorët) do ti udhëheq Bobi Todorov.