Arsen Venger u largua nga drejtimi i Arsenalit në vitin 2018, teksa që nga ajo kohë është një i papunë në profesionin e trajnerit.
Megjithatë tashmë francezi pritet t’i rikthehet futbollit, por jo në rolin e trajnerit. Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, Vengerit i është ofruar roli i presidentit te skuadra franceze e Renesit.
Thuhet se familja Pinault që ka pronësinë e klubit francez, ka menduar t’i besoj ish-trajnerit të Arsenalit rolin e presidenti, por edhe të drejtorit sportiv, në mënyrë që të ketë dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve që ai dëshiron.
Në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kësaj, teksa nuk dihet ende nëse Venger e ka pranuar propozimin që ka marrë.