Milani ka marrë një lajm të keq përpara derbit të madh të ditës së sotme me Interin. Rade Kruniç ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë, ashtu që do të mbetet jashtë fushave të futbollit për rreth një muaj.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi milanez përmes një komunikatë zyrtare rreth dëmtimit të 26-vjeçarit.
“Milani raporton se Rade Kruniç i është nënshtruar kontrolleve mjekësore që kanë evidentuar një frakturë në këmbën e djathtë. Futbollisti në fjalë do të kryejë një kontroll tjetër pas një muaji”, – thuhet në deklaratën e ‘kuqezinjëve”.
Mesfushori boshnjak te Milani u transferua gjatë merkatos së verës nga rradhët e Empolit, ndërsa deri më tani me fanellën “kuqezi” ka regjistruar 11 paraqitje.