Kristiano Ronaldo të shtunën në mbrëmje ka arritur të thyej edhe një rekord tjetër me fanellën e Juventusit, shkruan “infOSport.mk”.
Ylli portugez shënoi golin e vetëm në ndeshjen e javës së 23-të ndaj Veronës, duke u bërë futbollisti i parë “bardhezi” që ka shënuar në 10 ndeshje rradhazi.
Ronaldo golin e vetëm për Juventusin e realizoi në minutën e 65-të, mirëpo Verona nuk u dorëzua dhe në vijim falë golave të shënuar nga Fabio Borini (76’) dhe Xhiampaolo Pacini (86’) shënoi fitore 2:1, duke i shkaktuar disfatën e tretë sezonale.